Red Bull ndryshon ngjyrat për Çmimin e Madh të Japonisë

Formula 1 | 2 vite më parë

Për Çmimin e Madh të Japonisë skuadra e Red Bull nuk do të prezantohet vetëm me një ndryshim të lajmruar ditë më parë kur u lajmërua rrokada e pilotëve (Yuki Tsunoda i mori vendin Liam Lousonit).

Sipas ekipit austriak veturat e saj në këtë garë të veçantë nuk do të kenë më ngjyrat klasike, por do të jenë ndryshe.

Kjo zgjedhje nuk është rastësore pasi kjo garë do të jetë e veçantë për Hondën, e cila është në vitin e fundit të bashkëpunimit me Red Bull-in. Shtëpia e motorrave japoneze nuk do të furnizojë më Red Bull, i cili nis një bashkëpunim të ri me Ford duke nisur nga sezoni i ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme