Rekordi i trishtë i Serisë A, shënuesi më i mirë italian me vetëm 10 gola në kampionat

Kampionati që sapo u mbyll ka shënuar edhe një rekord të trishtë për futbollin italian. Kurrë më parë në histori, shënuesi më i mirë italian i Serisë A nuk ka shënuar kaq pak gola. Orsolini dhe Scamacca ndajnë rekordin mizerabël me 10 gola secili.
Kjo është shifra më e ulët që kur ekziston Seria A, më e ulët edhe kur kampionatet ishin me 18 apo 16 skuadra. Një trishtim i jashtëzakonshëm. Rreth 20 vjet më parë, sezonin 2006-07, në 6 vendet e para të klasifikimit të golashëneusve më të mirë ishin të gjithë italianë: Totti me 26 gola, pas tij Lucarelli (20), Riganò (19), Rolando Bianchi (18), Spinesi dhe Amoruso (17). I huaji me më shumë gola, në kuotën 16, ishte Mutu. Pastaj vinin të tjerë kalibri, si Ibrahimovic, Crespo, Kakà dhe Cruz.
Për t’u theksuar është fakti se 5 nga 6 shënuesit më të mirë italianë u përkisnin skuadrave jo të dorës së parë: (Lucarelli-Livorno, Riganò-Messina, Bianchi dhe Amoruso Reggina, Spinesi-Catania).
Rolin e kanë sulmues dhe dikush i ka quajtur madje bombera. Por Alvaro Morata dhe Santiago Gimenez kanë mbyllur sezonin e tyre horribilis, me 0 gola respektivisht në 924 dhe 896 minuta të luajtura.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




