Rinovimi i Kane një formalitet për Bayern, kohëzgjatja e kontratës e vetmja “nyje” për t’u zgjidhur

Harry Kane dhe Bayern-i i Mynihut do të vazhdojnë bashkëpunimin. Burime pranë palëve kanë bërë me dije se punohet në këtë drejtim dhe se i vetmi detaj që mbetet për tu përcaktuar është kohëzgjatja e akordit të ri.
Sipas medieve gjermane mësohet se kontrata e re mes dy palëve mund të jetë deri në 2028-ën ose deri në 2029-ën. Sa i përket pagës thuhet se nuk do të ndryshojë krahasuar me atë çfarë përfiton aktualisht bomberi britanik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




