Ronaldinho: Ravenna? Patjetër që do të luaj minuta në ndeshjet zyrtare

Ronaldinho është gati të veshë këpucët për një sfidë të fundit dhe emocionuese profesionale me Ravennën. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit konfirmoi zyrtarisht angazhimin e tij ndaj klubit italan në një intervistë me Flashscore, duke shpjeguar se projekti lindi nga një mirëkuptim i fortë me pronarin Ignazio Cipriani: “Filloi pothuajse si një lojë, por më pas u materializua në diçka shumë më të madhe”.
Kampioni i siguroi tifozët për qëllimet e tij, duke deklaruar: “Ravenna është një sfidë edhe për mua. Patjetër që do të luaj disa minuta në një ndeshje zyrtare”, duke hapur kështu rrugën për një rol të paprecedentë në sezonin e ardhshëm të Serie C.
Pavarësisht shqetësimeve për gjendjen e tij fizike (“Do të bëj më të mirën time”), braziliani premtoi të jepte gjithçka dhe njoftoi disa zhvillime emocionuese në lidhje me bashkëpunimin e tij me Ravennën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




