Rregullat e rrepta të Flick te Barcelona, 40.000 euro gjobë për 10 minuta vonesë

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Në shtëpinë e Barcelonës, me trajnerin Hansi Flick nuk bëhet shaka. Në asnjë situatë, sepse trajneri gjerman i katalanasve kërkon disiplinë në nivelin më të lartë dhe përpikëri nga të gjithë.  

Në një intervistë për “El Hormiguero”, Pedri dhe Ferran Torres kanë zbuluar gjobat e kripura që ka vendosur trajneri Flick për çdo shkelje të rregullores. Për shembull, 40.000 euro është gjoba në rast vonese 10 minuta për ditën e ndeshjes.

“Nëse atë ditë vjen me 20 minuta vonesë, ndoshta është më mirë që të mos paraqitesh fare”, – ka thënë me shaka Pedri. “E kuptoj, sepse të shkosh me vonesë është mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës”, – ka shtuar më tej mesfushori i Barcelonës.

Trajneri Flick dallohet për natyrën e tij shumë serioze dhe disiplinën e hekurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme