Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të zonës Shengen

Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen zyrtarisht Zonës Shengen si anëtarë të plotë më 1 janar 2025, duke mbyllur një kapitull që filloi në vitin 2011, kur Komisioni Evropian përcaktoi për herë të parë gatishmërinë e tyre për anëtarësim.
Rumania dhe Bullgaria janë anëtarë të BE që nga viti 2007 dhe kanë përmbushur kushtet për hyrje në hapësirën Shengen që nga viti 2010. Megjithatë, gjatë viteve disa shtete e kanë kundërshtuar anëtarësimin e tyre për shkak të shqetësimeve mbi ‘emigracionin’. Kroacia, e ardhur në BE në vitin 2013, u bë pjesë e Shengenit qysh më 1 janar 2023, megjithëse asokohe Komisioni i BE-së u angazhua për anëtarësimin e tre vendeve në BE.
E krijuar në vitin 1985, Hapësira Shengen pa kufij është zona më e madhe e llojit të saj në botë. Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së përveç Qipros dhe Irlandës, si dhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilat nuk janë anëtarë të BE.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




