Rusia dhe Ukraina akuza të ndërsjella se është shkelur armëpushimi tre javor

Europë | 6 muaj më parë

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit tre javor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, të shpallur nga presidenti Donald Trump.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, që nga fillimi i ditës, forcat ruse kanë kryer 51 sulme.

“Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se, pavarësisht deklarimit të armëpushimit, grupet e armatosura ukrainase kanë nisur sulme me dronë dhe artileri ndaj pozicioneve të trupave ruse”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Moska.

Armëpushimi  tre javor hyri në fuqi pas njoftimit të presidentit Trump, por që në orët e para të zbatimit të tij palët po akuzojnë njëra-tjetrën për vazhdim të veprimeve armiqësore.

Deri më tani nuk ka konfirmime të pavarura për shkallën e shkeljeve, por tensionet në terren duket se mbeten të larta pavarësisht marrëveshjes së shpallur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme