Samiti në Tivat, kryeministri Edi Rama takohet me kancelarin gjerman, Friedrich Merz

Politikë | 5 muaj më parë

Në kuadër të Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor të zhvilluar në Tivat, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim bilateral me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Biseda mes dy krerëve të qeverive u zhvillua në përmbyllje të agjendës intensive të samitit, përpara largimit të tyre respektiv nga Mali i Zi.

“Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë”, shkruajti Rama në rrjetet sociale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme