Sarandë/ Sherr në një shkollë private, i mituri plagos me thikë 15-vjeçarin

Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e sotme (17 dhjetor) në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur.
Mësohet se në konfliktin i cili ka agravuar në përdorimin e armës së ftohtë, është përfshirë një 15-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Ky i fundit ka goditur me thikë në qafë 15-vjeçarin i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë.
Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
“Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




