Schalke kthehet në elitë pas 3 vitesh, radhë për bileta dhe 40 mijë fanella të shitura për 2 orë

Gjermani | 3 muaj më parë

Klubi nga Gelsenkirchen do të luajë sërish në Bundesligë dhe tifozët janë çmendur. Atmosfera tri javë para nisjes së kampionatit kalon çdo limit.

Pas 3 vitesh, në Bundesligë rishfaqet një nga klubet më të titulluar të futbollit gjerman, Schalke 04. Një rikthim, që tifozët në qytetin e Gelsenkirchen e prisnin plot ankth. Kampionati fillon në fund të gushtit, por atmosfera mes tifozërisë së “Minatorëve” 3 javë para debutimit kalon vërtet çdo kufij me numera si të Champions League.

Mungesa 3-vjeçare në Bundesligë e ka shtuar “urinë” e tifozëve të Shalkes. Në fillim të javës, kur nisi shitja e biletave për dy ndeshjet e para në shtëpi, tifozët qëndruan me ditë para selisë së klubit.

Të enjten radha u zgjat me qindra metra, kur “Royal Blues” prezantuan fanellën e re të ndeshjeve në transfertë. Sipas të përditshmes “WAZ”, Schalke ka shitur 40.000 fanella vetëm për 2 orë e gjysmë. Bëhet fjalë për numrin më të lartë të fanellave të shitura në një ditë të vetme.

Lajmi “negativ” është se për shkak të këtij numri të lartë, dyqani zyrtar i klubit u boshatis. Për pasojë, skuadra e rikthyer në Bundesligë duhet të presë furnitorin Adidas për porositë e reja. Tifozët që nuk mundën të blinin një fanellë duhet të presin pak muaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme