Schlotterbeck vërshëllehet pas rinovimit, BVB heq Bayern-in prej klubeve që mund ta blejnë

Gjermani | 7 muaj më parë

Pak orë pas rinovimit të kontratës, Nico Schlotterbeck është pritur me vërshëllima nga tifozët e tij. Në takimin e humbur të BVB përballë Leverkusen-it, 26-vjeçari ka përjetuar momente të vështira pasi tifozët prezent në “Signa Iduna Park” e kanë kontestuar hapur.

Tifozët e Dortmund-it nuk janë aspak të kënaqur me kapitenin e ekipit të tyre pasi ky i fundit në kontratën e re ka siguruar një klauzolë shitjeje, e cila mund të aktivizohet që në këtë verë për disa skuadra të caktuara.

Sipas tifozëve fakti që ai rinovoi duke siguruar një klauzolë shitjeje, e cila mendohet të jetë rreth 50-60 milionë euro, tregon se ky hap nuk mund të interpretohet si një gjest besnikërie. Nga ana e tjetër klubi i Dortmund-it është munduar që të limitojë dëmet.

Duke pranuar klauzolën e shitjes ka evituar që lojtari të largohet në verë me parametra zero. Gjithashtu mediet gjermane kanë zbuluar se klubi në fjalë ka mundur që të fshijë emrin e Bayern-it nga lista e skuadrave që mund të aktivizojnë në verë klauzolën e lojtarin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme