Sharrë, pinca dhe darë/ U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Milano, zbulohen mjetet që përdori 41-vjeçari shqiptar

Një arratisje si në filma nga burgu i Operas në Milano. Një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Taulant Toma, dënimi i të cilit përfundonte në tetor 2048, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë duke përdorur mënyrën më klasike: duke prerë hekurat e dritares dhe duke u ulur me çarçafë të lidhur.
Mediat italiane kanë publikuar foto të mjeteve të përdorura prej Tomës, mes tyre një sharrë, pinca dhe darë. Kjo thuhet se është arratisja e tij e katërt nga një burg. E fundit daton në vitin 2013, kur ai dhe një burrë tjetër arritën të arratiseshin nga burgu i Parmës. 41-vjeçari është ende në kërkim.





Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




