SHBA-Kinë, Trump: Biseduam me Xi mbi shumë tema të cilat duan zgjidhje!

Donald Trump e ka cilësuar një telefonatë “shumë të mirë” atë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, ndërsa presidenti i zgjedhur i SHBA-së përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.
Trump tha se kishin diskutuan mbi tregtinë, aplikacionin TikTok dhe tema të tjera dhe se qasja ishte “shumë e mirë” për të dy vendet.
“Sapo fola me kryetarin Xi Jinping të Kinës. Është pritshmëria ime që do të zgjidhim shumë probleme së bashku dhe duke filluar menjëherë. Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë botën më paqësore dhe të sigurt!”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.
Për telefonatën reagoi dhe Ministria e Jashtme e Kinës, e cila tha se “Trump i kushtojnë rëndësi të madhe ndërveprimeve të ndërsjella dhe shpresojnë për një fillim të mirë të marrëdhënieve Kinë-SHBA gjatë mandatit të tij të dytë”.
Telefonata vjen gjatë një momenti të tensionuar në marrëdhëniet Uashington-Pekin dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA për të ndaluar aplikacionin TikTok duke nisur nga 19 janari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




