SHBA, Uzuni shënon gol fitoreje për Ostin FC

Ostin FC ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme në javën e gjashtë në MLS-në amerikane përballë St.Luis.
Myrto Uzuni ishte protagonist i takimit të zhvilluar në “Citypark” në Misuri duke shënuar golin e vetëm të të gjithë duelit në të 33’ kur dërgoi në portë topin e dhënë nga Bukari.
Me këro tri pikë ekipi teksan ngjitet në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore ku në gjatë duele ka 12 pikë, një më pak se kryesuesit e Vankuver Uajtkeps.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




