Shëndeti mendor tek të rinjtë – Specialistët këshillojnë bashkëpunim familje-shkollë

Sociale | 2 vite më parë

Çrregullimet e shëndetit mendor tek të rinjtë janë duke u shfaqur gjithnjë e më shpesh, duke prekur jo vetëm sjelljen dhe psikologjinë e tyre, por edhe zhvillimin e përgjithshëm të shëndetit mendor.

Profesionistët e shëndetit mendor kanë vënë re një ulje të moshës së shfaqjes së këtyre problemeve, çka krijon një shqetësim të madh për të ardhmen e të rinjve.

“Sot kemi më shumë fëmijë me probleme në të folurit. Fakti që janë duke u rritur para teknologjisë, aparateve celularë kanë vonesa në të folur, probleme me sjelljen vëmendjen. Po ashtu probleme me ankthin dhe humorin”, tha mjekja psikiatre, Nikolina Bode.

Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave të para të stresit dhe shqetësimeve emocionale tek fëmijët e tyre.

“Prindi duhet të ketë ne fokus sjelljen e fëmijës, ecurinë shkollore dhe stilin e jetës së fëmijës. Të jetë i vëmendshëm si e organizon ditën fëmija nga mëngjesi deri në momentin që fle”, theksoi ajo.

Bashkëpunimi i ngushtë mes familjes dhe shkollës është thelbësor për të parandaluar zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor dhe për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të rinjtë.

Gazetare: E. Fili    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme