Sherr me sende të forta dhe thikë në Tiranë, 3 të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Tre persona janë arrestuar dhe një adoleshent është shpallur në kërkim pasi akuzohen për plagosje me dashje gjatë një kontrollit për motive të dobëta në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 6 korrik, në rrugën “Frosina Plaku”, ku disa persona u përfshinë në një sherr me sende të forta dhe mjet prerës në hyrjen e një parkimi të një pallati.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në pranga përfunduan L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ndërkohë, në gjendje të lirë është proceduar A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shpallur në kërkim edhe E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




