Shkatërrohen dy naftëmbajtëse ruse në Detin e Zi

Dy naftëmbajtës rusë janë dëmtuar rëndë në Detin e Zi, duke shkaktuar një derdhje nafte. Të paktën një anëtar i ekuipazhit thuhet se humbi jetën.
Incidenti ndodhi në ngushticën Kerch, e cila ndan Rusinë nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Moska në vitin 2014. Një operacion shpëtimi që përfshinte remorkio, helikopterë dhe më shumë se 50 persona personel, bëri të mundur shpëtimin e 13 anëtarëve të ekuipazhit të njërës nga naftmajtëset, por operacioni i shpëtimit u ndërpre nga moti i keq.
14 anëtarët e mbetur të ekuipazhit në bordin e naftëmbajtëses së dytë thuhet se kanë “gjithçka të nevojshme për të qëndruar gjallë”, por duken të bllokuara deri sa kushtet të përmirësohen.
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar që të ngrihet një grup pune për t’u marrë me incidentin, kryesuar nga Zëvendës/Kryeministri Vitali Savelyev dhe autoritetet po hetojnë për neglizhencë.
Ngushtica e Kerçit është një rrugë kyçe për eksportet e grurit rus dhe përdoret gjithashtu për eksportet e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror të lëngshëm.
Në vitin 2007, një tjetër naftëmbajtës – Volgoneft-139 – u nda përgjysmë gjatë një stuhie, ndërsa ishte ankoruar në ngushticën e Kerçit, duke derdhur më shumë se 1.000 ton naftë.
Importet ruse të naftës janë sanksionuar rëndë nga aleatët e Ukrainës që kur Kremlini urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të vendit në shkurt 2022.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




