Shkodër/ Gjueti në kundështrim me memorandumin, arrestohen 5 persona. Sekuestrohen armë, municion luftarak dhe drogë

Pesë persona janë arrestuar për gjueti të paligjshme në Shkodër. Policia sqaron se 5 shtetasit Simon Simoni, Elvis Filipi, Edinjo Mjeda, Kleand Dako, Vilson Ndoja, u kapën në flagrancë gjatë natës në kuadër të operacioni policor të koduar “Hunters”, teksa po kryenin gjueti në shkelje të memorandumit.
Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë.
Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e Edinjo Mjedës, spolicia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Satia, e cila u sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
“Shkodër/ Zhvillohen kontrolle në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme.
Finalizohet operacioni i koduar “Hunters”.
Vihen në pranga 5 shtetas që u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Rragam, duke kryer gjueti, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë.
Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet një sasi Cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Shkodër.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Rragam, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetas që kryenin gjueti të paligjshme. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. M., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Satia, e cila u sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit:
E. F., 30 vjeç, E. M., 36 vjeç, K. D., 36 vjeç, V. N., 29 vjeç dhe S. S., 23 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së eger” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e Policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




