Shorti i Kupës së Botës 2026, Irani mbërrin në Uashington

Botërori 2026 | 11 muaj më parë

Delegacioni iranian ka mbërritur në Uashington për shortin e finales së Kupës së Botës 2026, i planifikuar për sonte në mbrëmje në Qendrën “JFK”, dhe FIFA “mirëpriti” delegacionin iranian të futbollit, të udhëhequr nga trajneri i kombëtares Ardeshir Ghalehnoy.

Ditët e fundit, Irani kishte njoftuar se do të tërhiqej nga ceremonia pasi disa anëtarëve të delegacionit iu refuzuan vizat; megjithatë, situata u zgjidh të mërkurën.

FIFA kishte zhvilluar disa takime me administratën amerikane në muajt e fundit për të adresuar çështjen e hyrjes së të huajve në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm; tani, ajo thotë se është “e kënaqur që të vazhdojë të punojë me Federatën iraniane të futbollit” dhe “autoritetet e vendit pritës për të siguruar përgatitjet e nevojshme për pjesëmarrje në Kupën e Botës 2026 verën e ardhshme”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme