Shqipëria drejt etapës finale me BE, Hoxha: Në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëria mbyll etapën e parë të grupkapitullit 1 “Themeloret”

Aktualitet | 5 muaj më parë

Për ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha më date 26 maj kur do mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, do të vendosen pikat përmbyllëse të grup kapitullit të parë.

“Konferenca do të konfirmojë përmbushjen e piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe do të vendosë piketat përmbyllëse për Grupkapitullin 1 –Themeloret. Procesi i anëtarësimit në BE mbetet përparësia jonë kryesore kombëtare”, është shprehur ai.

Hoxha thekson se zgjerimi i BE-së ka qenë gjithmonë një investim në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës.

“Sot, kjo është bërë një imperativ. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dhe përqafojmë integrimin gradual, qasjen “akses para anëtarësimit”, ku ndërsa i afrohemi anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, qytetarët dhe bizneset tashmë mund të ndiejnë përgjatë rrugës, përfitimet e prekshme të integrimit“.

Deklaratat ai i beri nga forumit GLOBSEC në Pragë ku mori pjesë në një panel mbi zgjerimin dhe trendet aktuale në Europë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme