Shqipëria e vajzave nis përgatitjet për miqësoren e dytë kundër Turqisë

Kombëtarja | 11 muaj më parë

Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë, e cila do të luhet të hënën, në orën 14:00, në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

Seanca e sotme u nda në dy grupe, ku lojtaret që u aktivizuan titullare në sfidën e djeshme kryen ushtrime rikuperuese. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës, futbollistet që luajtën më pak minuta dhe ato që nuk u aktivizuan, zhvilluan një stërvitje të plotë taktike me stafin teknik, me qëllim që të integrohen sa më shpejt në idenë e lojës së Kombëtares së vajzave.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra gëzon formë të mirë dhe nuk ka asnjë shqetësim.

Kombëtarja barazoi 1–1 ndeshjen e parë miqësore ndaj skuadrës vendase, falë golit të shënuar nga Alma Hilaj. Këto dy teste miqësore janë mjaft të rëndësishme për të vlerësuar formën e ekipit përpara nisjes së kualifikueseve të Kupës së Botës për vajza 2027.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme