Shqipëria U-16 shkëlqen ndaj Bullgarisë, fiton 5-0 miqësoren e dytë në Shtëpinë e Futbollit

Kombëtarja | 5 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare U-16 reagoi në mënyrën më të mirë pas ndeshjes së parë, duke regjistruar një fitore të thellë 5-0 ndaj Bullgarisë U-16 në takimin e dytë miqësor të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke dominuar ndeshjen dhe duke treguar cilësi në të gjitha repartet.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të me Sebastian Sinën, ndërsa Angelos Como dyfishoi shifrat në minutën e 17-të. Lorenc Perlala realizoi golin e tretë në minutën e 35-të, ndërsa Mattia Xhemali shënoi golin e katërt në fundin e pjesës së parë, duke i dërguar skuadrat në pushim me avantazhin e thellë 4-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria U-16 vijoi të kontrollonte lojën dhe të administronte epërsinë, ndërsa Lorent Zhara vulosi fitoren 5-0 me golin e shënuar në minutën e 58-të.

Dy ndeshjet miqësore ndaj Bullgarisë shërbyen për stafin teknik kuqezi për të vlerësuar nga afër lojtarët dhe alternativat në dispozicion, në kuadër të procesit të zhvillimit dhe monitorimit të talenteve të rinj të futbollit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme