Shqipëria U15 fiton me përmbysje ndaj Zvicrës

Kombëtarja | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare U-15 ka triumfuar me përmbysje në ndeshjen e parë miqësore ndaj Zvicrës, duke fituar me rezultatin 2-1.

Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje pozitive dhe siguruan fitoren falë golave të Sebastian Sinës dhe Haxhi Rrenës.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Hoxha (C), Ibrahimi, Neza, Muji, Cekrezi, Sina, Çomo, Perlala, Basha, Hyseni, Sharka.

Zvicra e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 19-të me golin e Zanovello Timothy.

Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm dhe barazimi erdhi në minutën e 26-të me golin e Sebastian Sinës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë patën më shumë kontroll dhe krijuan disa raste të rrezikshme. Pas disa tentativave, ishte Haxhi Rrena që shënoi golin e dytë dhe të fitores në minutën e 76-të.

Shqipëria ruajti avantazhin deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-1.

Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-15 dhe Zvicrës U-15 do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 10:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme