“Shqipja, gjuhë e dytë, më e përdorur në Matrix”- Hoxha: EncroChat, ende i pazbardhur

“Shqipja, gjuhë e dytë, më e përdorur në Matrix”, kështu deklaroi gazetari Poli Hoxha në studion e emisionit “3D nga Alban DUdushi” në RTSH.
Për më tepër Hoxha theksoi se MATRIX ka përmasat me programin SKY.
“Kam qenë në dijeni që pasi doli lajmi për EncroChat dhe SKY gati shumica kaluan në MATRIX. Duhet të theksojmë se është gjuha e dytë, shqipja nga 32 gjuhë është e dyta që është përdorur më shumë, kështu që ka pak a shumë të njëjtat përmasa si SKY”, tha Poli Hoxha.
Gazetari Poli Hoxha tha se programi EncroChat ende nuk është zbardhur dhe se prokuroria franceze ndërkohë që i kanë mbajtur në monitorim kanë marrë dhe vendime gjykate.
“EncroChat akoma nuk ka dal në sipërfaqe sepse prokuroria franceze por edhe me MATRIX-in ndërkohë që i kanë mbajtur në monitorim për çdo sinjal të fortë kanë marrë dhe vendime gjykate”, u shpreh gazetari Hoxha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




