Silvinjo: Forma e mirë e lojtarëve, dhimbje koke për trajnerin

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka vlerësuar të besuarit e tij pas suksesit 4-2 në miqësoren përballë Jordanisë. “Një dhimbje koke e mirë”, ka theksuar trajneri kuqezi për alternativat e shumta dhe formën e mirë që gëzojnë lojtarët në këto momente.
“Dajsinani ka bërë një paraqitje të mirë. Gripshi, i cili te skuadra e tij luan më afër sulmit, ndërsa te ne luan si mesfushor, por në fakt në karakteristikat e tij është një lojtar që futet në zonë dhe e gjen golin. Ndërkohë, edhe lojtarët e tjerë sot kanë bërë shumë mirë: Bajrami, Hoxha, Broja që ishte në një pozicion ndryshe, Daku… Janë lojtarë që përfitojnë nga hapësira që u krijohen dhe japin më të mirën. Janë dhimbje koke shumë pozitive për trajnerin në këtë rast”.
“E kam thënë, Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Kemi një listë me lojtarët që i ndjekim dhe mund të ketë afrime. Duhet të luajnë, të bëjnë mirë e pastaj të shikojmë, por jam i lumtur për të gjithë”.
“Hoxha? Po bën një punë të mirë me skuadrën e tij. Para 10 ditësh kishte një dëmtim të lehtë. E thirrëm, ai erdhi dhe bëri një punë të mirë, nuk mungoi në asnjë stërvitje. Me Serbinë hyri mirë, sot bëri një ndeshje të kompletuar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




