S’ka qetësi për Barçën, dorëhiqet zëvendëspresidenti Juli Guiu

Për Barcelonën nuk ka qetësi. Pas mbylljes së çështjes “Olmo dhe Viktor” është ndezur një tjetër vatër në klub. Mësohet se ditën e djeshme është dorëhequr zëvendëspresidenti Juli Guiu.
Ky i fundit, i cili ishte edhe përgjegjës i marketingut, i ka komunikuar vendimin Johan Laportës ditën e djeshme. Mësohet se shkaku ka qenë përjashtimi që i ka bërë klubi personit në fjalë nga negociatat që janë bërë me “Nike” për të të zgjatur bashkëpunimin deri më 2038.
Guiu është anëtari i tretë i bordit drejtues të Barçës që jep dorëheqjen që prej 2021-it. Jordi Llauradó u largua në 2023 ndërsa Eduard Romeu u largua vitin e kaluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




