Slot kujton Diogo Jotan: E trishtueshme Krishtlindja e parë pa të

Të shtunën Liverpooli përballet me Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League, dhe në një përshëndetje për Krishtlindje për tifozët, trajneri i Reds, Arne Slot, i bëri homazh Diogo Jotas, sulmuesit portugez i cili luajti për të dyja ekipet dhe vdiq në një aksident me makinë korrikun e kaluar.
“Është Krishtlindja e parë pa të, por ndjenja e humbjes do të jetë veçanërisht e fortë të shtunën, kur dy ekipet angleze të Diogos takohen për herë të parë që nga vdekja e tij tragjike”, shkroi Slot, duke i përcjellë gjithashtu një mendim të përzemërt familjes së lojtarit.
Trajneri holandez më pas u premtoi tifozëve se ekipi do të përpiqet ta përfundojë vitin me një notë të lartë. “Ne kemi bërë përparim në javët e fundit, por është gjithashtu e qartë për ne, më shumë se kushdo tjetër, se ka ende gjëra që mund të përmirësojmë”. Kampionët në fuqi, Liverpool, janë të pestë në tabelë, dhjetë pikë pas Arsenalit të vendit të parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




