Sneijder është i bindur: Mbappé do të fitojë Topin e Artë 2026, Vinicius e meritonte dy vjet më parë

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Wesley Sneijder është i sigurt. Kylian Mbappé do të fitojë Topin e Artë të ardhshëm. Ajo që ai po bën me “camiseta blanca” do ta çojë lojtarin e lindur në vitin 1998 drejt ngritjes së trofeut më të madh individual.

Ish-lojtari i Interit, fitues i tripletës, foli për numrin e sotëm të Marca-s, duke u përqendruar konkretisht te sulmuesi francez, duke e lavdëruar atë për sezonin e tij te Real Madridi: “Unë mendoj se, me sistemin aktual të pikëzimit, jam pothuajse 100% i sigurt se Mbappé do ta fitojë trofeun sezonin e ardhshëm. Për më tepër, ai është bërë një sulmues i vërtetë, është më efektiv sesa ishte kur luante në krah. Real Madridit nuk i duhet një lojtar si Haaland”.

Duke mbetur në repartin sulmues të Merengues, holandezi foli edhe për Viniciusin, gjithmonë duke pasur në mendje Topin e Artë: “Sa i përket Viniciusit – vazhdoi ish-numri 10 i Interit – ai mund ta fitojë vitin tjetër. Të dy kanë potencial. Vinicius mund ta kishte fituar dy vjet më parë, e meritonte”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme