SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GjKKO kthen për plotësim hetimesh dosjen e ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

Aktualitet | 5 muaj më parë

Gjykata e Posaçme ka kthyer pas për plotësim hetimesh dosjen e Jonaid Myzyrit, ish-kreut të Prokurimeve Publike për të cilin SPAK kërkoi pushimin e çështjes. Togat e zeza i lanë 45 e ditë kohë Prokurorisë të kryejë veprime shtesë hetimore, përfshirë një akt-ekspertim.

Jonaid Myzyri u mor i pandehur për shkelje barazie në tendera, dhe pas rreth një viti, prokurori tha se gjatë hetimeve dhe disa verifikimeve nuk rezulton të ketë kryer veprën penale.

Përveç tij edhe anëtarët e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega ishin marrë të pandehur.

SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025, në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerën rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme