Spanja përmbys Kroacinë, Kane e bën Anglinë të fluturojë

Futboll Bota | 20 minuta më parë

Spanja është e pandalshme, edhe kur mbetet prapa dhe luan një pjesë të parë nën nivelin e duhur. “Furitë e Kuqe” nuk treguan formën e tyre më të mirë në Split, por ata prapë siguruan fitoren e tyre të katërt në katër ndeshje të Ligës së Kombeve. Kampionët e botës mposhtën Kroacinë 2-1 dhe, ashtu si Portugalia, mbajnë një ecuri të përsosur.

Kroatët kaluan në avantazh që në minutën e 17-të me një gol të Perisic. Spanja rikthehet në pjesën e dytë me Merinon e aktivizuar si zëvendësues, i cili shënoi dopietë(61’ dhe 88’). Perisic u largua nga fusha e lojës në minutën e 79-të pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kroacia mbetet me 3 pikë, ndërsa Spanja në kuotën e 12 pikëve.

Anglia vazhdon të ndjekë kundërstharët, duke mposhtur Republikën Çeke me rezultatin 3-0. Epërsia e anglezëve erdhi me autogolin e Coufal (27′). Më pas Kane realizoi dopietë, në minutën e 40-të dhe 57-të për të vulosur përfundimisht ndeshjen. Anglia dominoi, çekët nuk kërcënuan kurrë dhe mbetën pa pikë. Tre Luanët  me nëntë pikë dhe në vendin e dytë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme