Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Politikë | 10 muaj më parë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e këtij vendi.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: “Kur flasim për shqiptarët si komunitet shtetformues dhe për rrugën europiane, kemi nevojë për më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje.”

Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

 “Më gëzon fakti që, vit pas viti, po rritet prania e grave shqiptare në Kuvend. Është një shenjë e mirë për vendimmarrjen, për dialogun dhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse,” u shpreh Spiropali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme