Sulm kibernetik ndaj Thesarit në SHBA, dyshohet se u krye nga hakerët kinezë

Botë | 2 vite më parë

Departamenti amerikan i Thesarit ka qenë objektiv i një sulmi kibernetik, që dyshohet se është kryer nga një haker kinez i financuar nga Pekini.

Sulmi raportohet se është kryer në fillim të këtij muaji, ndërsa hakeri ka depërtuar në disa stacione pune të Thesarit dhe janë vjedhur disa dokumente. Departamenti i Thesarit nuk dha detaje se sa stacione pune janë prekur dhe se çfarë lloj dokumentesh janë marrë, por e konsideroi shkeljen një incident të rëndë, pasi e zbuloi atë përmes një letre drejtuar ligjvënësve amerikanë.

Agjencia amerikane tha se kishte punuar me FBI-në dhe agjenci të tjera për të hetuar ndikimin e hakërimit. Kina mohoi çdo përfshirje, duke e quajtur akuzën e Shteteve të Bashkuara të pabazë. “Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë shumë herë në lidhje me akuza të tilla të pabaza dhe pa prova”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Pekin gjatë një konference për mediat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme