Takimi surprizë, Fury dhe Joshua përshëndeten në rrugët e Spanjës

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksierët britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua, të dy kampionë bote në peshën e rëndë, kanë qenë këtë fundjavë në Marbella të Spanjës. Nuk dihet nëse ka qenë rastësi apo gjithçka e planifikuar.

Ka qenë Joshua ai që ka konfirmuar se është përshëndetur me Fury përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale. Joshua me maskë në rrugë dhe Fury me makinë, fotoja që konfirmon se dy boksierët janë përshëndetur në Marbella të Spanjës.

Prej kohës përflitet se palët po bisedojnë për të zhvilluar një ose dy duele që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Për momentin boksierët janë shprehur se kanë plane të tjera: Fury do të zhvillojë triologjinë me Wilder, ndërsa Joshua do të duelojë ndaj Pulev. Por kjo foto e ky takim lë të hapur çdo mundësi për të ardhmen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme