Tani është zyrtare, Guardiola te City edhe për dy vite të tjera

Mungonte vetëm njoftimi dhe ai mbërriti: Pep Guardiola do të qëndrojë në krye të Manchester City deri në vitin 2027. Trajneri katalanas ka hedhur në letër marrëveshjen për zgjatjen e shpallur ditët e fundit.
“Manchester City do të thotë shumë për mua. Ky është sezoni im i nëntë këtu. Ne kemi pasur kaq shumë momente fantastike së bashku. Unë kam një ndjenjë vërtet të veçantë për këtë ekip. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që qëndroj edhe për dy sezone të tjera”, ka deklaruar spanjolli pas nënshkrimit të kontratës së re.
Faleminderit të gjithëve që vazhdoni të më besoni dhe më mbështesni: pronarin, presidentin Khaldoon, Ferran, Txiki, lojtarët dhe sigurisht tifozët… Të gjithë të lidhur me Manchester Cityn. Ka qenë gjithmonë nder, kënaqësi dhe privilegj të jem këtu”.
“E kam thënë shumë herë më parë, por kam gjithçka që një menaxher mund të dëshirojë dhe e vlerësoj shumë. Shpresoj që tani të mund t’u shtojmë më shumë trofe atyre që kemi fituar tashmë. Ky do të jetë qëllimi im”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




