Taremi dhe Asllani të kritikuar, iraniani në merkato, për shqiptarin Interi është në dilemë

Itali | 2 vite më parë

Derbi i fundi sezonal i “Madoninës” do të jetë takimi i fundit për Mehdi Taremin, i cili mbrëmjen e kaluar duket se kishte shansin e fundit për të treguar nëse vlen apo jo për standardet e Interit. Sulmuesi zhvilloi një ndeshje nën nivel dhe për këtë motiv thuhet se klubi zikaltër e nxjerr në merkato. Tjetër histori thuhet për Kristjan Asllanin.

E ardhmja e shqiptarit është një rebus pasi raportimet nga Italia rrëfejnë histori të ndryshme. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Asllani nuk konsiderohet më si një lojtar me potencial në klubin zikaltër dhe se gjatë verës do të jetë në merkato. Ndërsa sipas “SKY Italia” e ardhmja e shqiptarit nuk është vendosur ende. Drejtuesit zikaltër mendojnë se Asllani mund të përmirësohet nëse ka në dispozicion minuta të konsiderueshme loje dhe për këtë arsye po konsiderojnë që ta huazojnë në një tjetër klub gjatë verës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme