Të huajt zbulojnë historinë e Gjirokastrës, vizita në muzetë brenda mureve të kalasë së gurtë

Aktualitet | 1 vit më parë

Kalaja madhështore e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme historike. Përveç arkitekturës së saj të veçantë dhe pamjes mbresëlënëse, ajo ruan brenda mureve të saj dy thesare kulturore, dy nga pikat më tërheqëse për vizitorët. 

Muzeun e Gjirokastrës dhe Muzeun e Armëve. Të mbushur me histori dhe dëshmi të së kaluarës, këto hapësira muzeale tërheqin çdo ditë turistë që duan të njihen më nga afër me trashëgiminë e qytetit të gurtë.”

Të huajt pasi vizitojnë dy muzetë, atë të Gjirokastrës dhe atë të Armëve dhe njihen me historinë që mbartin, ngelen të impresionuar.

”Vizita jonë në kalanë e Gjirokastrës ishte një përvojë mbresëlënëse. Muzeu i armëve na la shumë përshtypje ,mënyra si janë paraqitur armët dhe historia që përcillet është shumë interesante. Gjithashtu, pamja nga kalaja është thjesht mahnitëse. E gjithë kjo na ndihmoi të kuptojmë më mirë historinë dhe kulturën vendase”. shprehet turisti.

“Më pëlqeu shumë muzeu i Gjirokastrës brenda kalasë. Kishte shumë objekte autentike që tregojnë jetën tradicionale, çdo detaj ishte ruajtur  me kujdes. Ky vend është një thesar kulturor që duhet parë patjetër!”

Që prej fillimit të vitit dhe deri në muajin Prill muzetë e qytetit i kanë vizituar rreth 10 mijë vizitorë rreth  3 mijë vizitorë më shumë krahasuar  me vitin e kaluar.

Gazetare Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme