Të miturit në konflikt me ligjin, specialistja: Duhet të trajtohen jashtë burgjeve, nuk u jepet rehabilitimi i duhur

Sociale | 2 vite më parë

Në Shqipëri, të miturit, gjithnjë e më shumë po përfshihen në vepra të ndryshme penale apo përdorimi i tyre nga grupe kriminale.

Kriminologia dhe psikologia Vinifreda Gazulli shpjegon se cilat janë arsyet e përfshirjes në krim të të miturit dhe si e mbron ligji atë?

“I mituri përfshihet në situata të cilat çojnë në konflikt me ligjin për disa arsye sikurse sociale, ekonomike apo zhvillimore. I mituri sot ka disa ligje që e mbështesin. Në momentin që do përballet me procesin, çdo gjykatë ka edhe seksionin e të miturve”, tha Gazulli.

Si ka ndryshuar përfshirja e të miturve në proceset penale ndër vite dhe cila është situata aktuale?

“Ajo që është statistika kryesore, në fakt, në veprat penale, vetëm dy përqind e të miturve janë të përfshirë në rang kombëtar”, tha ajo.

A përballen të miturit me proceset penale?

“Të miturit, vitet e fundit edhe pse janë të vetëdijshëm për thyerjen e rregullave dhe ligjeve, ata përfshihen në procese penale sepse janë të bindur dhe të qartë që nuk do të përballen me drejtësinë”, nënvizoi psikologia dhe kriminologja.  

A është i detyrueshëm psikologu në hallkat e drejtësisë penale që kalon i mituri si mbështetje dhe ndihmë?

“Në çdo hallkë të sistemit të drejtësisë, psikologu është i pranishëm për të mbështetur të miturin që është në konflikt me ligjin”, theksoi ajo.

Të miturit në konflikt me ligjin duhet të trajtohen jashtë institucioneve të mbyllura, jashtë burgjeve, ku edhe pse është tentuar përmirësimi i kushteve nuk arrihet t’i jepet rehabilitimi i duhur dhe t’i ofrohet drejtësi miqësore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme