Të rinjtë lexojnë në platformat online. Rritet interesi për librat krahasuar me një vit më parë
Muaji mars ka sjellë një rritje të ndjeshme të interesit për librin në Shqipëri, duke reflektuar një tendencë pozitive në kulturën e leximit.
Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, numri i shitjeve të librave ka shënuar një rritje të ndjeshme ndërsa vihet re edhe një ndryshim në mënyrën e leximit.
Më të rinjtë gjithnjë e më shumë zgjedhin platformat online për të lexuar librat e tyre të preferuar.
“Libraria ka gjithmonë lexues besnikë që janë këtu gjithë kohës. Gjithashtu shohim që po të njëjtët lexues kanë tendencë për të bërë porosi nëpërmjet web-it apo faqeve tona të social medias. Mund të themi që është hapur një formë e re, një rrjet i ri të të lexuarit të formës së saj nëpërmjet iBook, kjo ndoshta për t’i pasur në dispozicion për t’i lexuar dhe për t’i siguruar më lehtë nëpërmjet platformave”, tha librari Enriko Paja.
Sipas të dhënave nga libraritë dhe platformat e leximit online, disa nga librat më të shitur dhe më të lexuar gjatë këtij muaji kanë qenë:
“Vorbulla” – Genta Hodo
“Kaloje plugun mbi eshtrat e të vdekurve” – Olga Tokarczuk
“Porta e shtatë” – Klajdi Thaçi
Prania e autorëve shqiptarë në listat e librave më të shitur është një tregues i qartë i zhvillimit të letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe i interesit të lexuesve për të eksploruar histori dhe tema të reja nga autorët Shqiptar.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




