Theu karantinën 48-orëshe, basketbollisti dënohet me izolim shtesë

Situata te skuadra e Houston Rockets nuk është aspak e mirë. Pas lajmit se Russell Westbrook ka dalë pozitiv me koronavirus dhe se James Harden ende nuk ka mbërritur në Orlando, mësohet se një basketbollist i ekipit teksan ka thyer regullat.
Ai është braziliani Bruno Caboclo, i cili ka thyer rregullat e protokollit të sigurisë të Covid-19 të vendosura nga NBA. Ai nuk ka respektuar karantinimin 48-orësh që çdo lojtar duhet të bëjë pas mbërritjes në kampusin e “Walt Disney World” në Florida.
Ai ka dalë më herët nga dhoma e tij e hotelit dhe për këtë veprim është dënuar. NBA ka vendosur të dënojë lojtarin me 8 ditë izolim suplementar për këtë thyerje të rregullores, duke bërë që Caboclo të mos stërvitet me skuadrën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




