Tiranë/ Arrestohen 4 persona dhe procedohet penalisht 1 tjetër për lojëra të paligjshme fati
Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, pas zbardhjes së dy rasteve të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në lokale të ndryshme në Tiranë.
Gjatë veprimeve, shërbimet e komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë konstatuar dy ambiente ku organizoheshin lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme.
Në rrugën “Gjergj Legisi”, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit N. P., 58 vjeç, janë kapur duke luajtur lojën “Poker” shtetasit N. P., A. K., 42 vjeç dhe L. P., 52 vjeç, ndërsa një tjetër person, M. Q., u procedua penalisht.
Në një rast tjetër, në Vaqarr, shtetasi E. K., 22 vjeç, gjatë kontrollit të celularit, iu gjetën aplikacione që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.
Gjatë operacionit janë sekuestruar tavolina pokeri, celularë dhe shuma parash, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




