Tottenham përmbyset për 4 minuta, Son: Të përpiqemi…

Tottenham në rënie të lirë në Premier League. Zhgënjimi i katërt radhazi në ligë dhe i fundit erdhi sot në shtëpi ndaj Leicesterit 2-1, i cili ishte gjithashtu me përmbysje në harkun kohor të 4 minutave. Kapiteni, Heung-min Son, foli pas ndeshjes në BBC Match of the Day.
“Është shumë e dhimbshme. Çfarë mund të them? Sidomos kur fiton në pjesën e parë dhe pëson dy gola në një periudhë të shkurtër kohore. Na ka zhgënjyer dhe është një pasdite shumë zhgënjyese,” filloi koreano-jugori.
“Nuk mund të themi vetëm se ishte lodhje, sepse ishim ‘jashtë’ në pjesën e dytë. Ndoshta kishte pak pasaktësi: nuk janë gabime individuale, por në përgjithësi gjithçka po bashkohet”.
“Të bllokojmë çdo zhurmë të jashtme nga ekipi dhe grupi. Duam vetëm të marrim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Ka ende shumë ndeshje për të luajtur, ne duam të rikuperojmë lojtarët, dhe kjo do të jetë shumë. Ne duhet të përqendrohemi në çdo lojë dhe në çdo seancë stërvitore”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




