Tottenham rinovon kontratën me Heung-Min Son

Angli | 2 vite më parë

Tottenham njofton se ka rinovuar kontratën me yllin e skuadrës Heung-Min Son deri në verën e vitit 2026.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi ushtruar opsionin për të zgjatur kontratën e Heung-Min Son, e cila tani do të zgjasë deri në verën e vitit 2026.

Pasi iu bashkua klubit në gusht 2015, Son është bërë një yll global gjatë kohës së tij me Tottenham Hotspur.

Që kur u bashkua nga Bayer Leverkusen pothuajse një dekadë më parë, numri shtatë është kthyer në një pikë referimi në skuadër, duke bërë 431 paraqitje dhe duke shënuar 169 gola (i katërti në historinë e klubit)”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme