Tragjedi në Portugali, futbollisti 25-vjeçar ndërron jetë në fushë

Quévin Castro, një futbollist portugez që luante për Real SC në divizionin e dytë të vendit të tij, ndërroi jetë këtë mëngjes gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Estrela da Amadora në stadiumin “Estádio das Seixas” në Malveira.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta sportive portugeze “A Bola”. Ngjarja ndodhi vetëm 10 minuta pas fillimit të ndeshjes, kur mesfushori u shemb papritur. Stafi mjekësor i të dyja klubeve nxitoi t’i vinte në ndihmë lojtarit dhe përdori një defibrilator, por përpjekjet për reanimim rezultuan të pasuksesshme.
Castro u shpall i vdekur në spital, pasi ishte transportuar atje nga ekipet e urgjencës së Institutit Kombëtar të Mjekësisë së Urgjencës të Portugalisë.
Estrela da Amadora lëshoi një deklaratë ku shprehte “pikëllim të thellë” për ndarjen e tij nga jeta dhe ofronte “ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë e Quévin-it”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




