Tronditi botën një vit më parë, Andy Ruiz: Gati për një tjetër

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, një vit më parë befasoi botën, teksa mposhti me “KO” britanikun Anthony Joshua dhe u shpall kampion bote në peshën e rëndë. Titujt ai i humbi disa muaj më vonë, kur u mposht nga Joshua në revansh.

Gjithsesi, Ruzi ka kohë që përgatitet dhe synon të surprizojë sërish. “Mezi pres të rikthehem në ring dhe të befasoj sërish. Jam gati, le të rinisim sfidat”, u shpreh Andy Ruiz në një postim në rrjetet sociale.

30-vjeçari meksikan shkroi historinë e këtij sporti me atë rezultat surprizë ndaj Joshua. Ai ka kërkuar që të zhvillojë edhe një sfidë të tretë ndaj britanikut, ndërkohë që ai mund të duelojë edhe ndaj fituesit që do të dalë nga sfida e tretë mes Fury dhe Wilder.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme