“Trump ka një plan”, Valon Murati: Qëndrimi i tij me rëndësi për rajonin

Rajon | 1 vit më parë

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH me Mentor Nazarkon foli lidhur me një qëndrim të presidentit të SHBA-së për çështjen Kosovë–Serbi.

Ai tha se pozicioni i presidentit Donald Trump është i rëndësishëm për rajonin në tërësi.

“Rajoni ynë duket se është më i rëndësishëm sesa ne e kemi menduar. Çështja e Kosovës me Serbinë është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Presidenti duket se ka një plan. Nuk duhet marrë si një diskurs i zakonshëm i Trump. Ne në Kosovë jemi në një gjendje amullie politike. Zhvillimet dinamike po na gjejnë në një situatë problematike të brendshme”, tha ai.

Në një postim të publikuar të dielën në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkroi: “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke shkuar drejt një përplasjeje të ashpër, siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt afatgjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. E ndalova atë (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish!).”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme