Tuhel familjarizohet me “Tre Luanët”, e kap “paniku” për sfidën

Edhe pse na ndajnë ende dy muaj nga takimet e para të Kombëtareve, Tomas Tuhel, i cili mori detyrën si komisar teknik i Anglisë më 1 janar, ka nisur që tani të familjarizohet me lojtarët.
Trajneri gjerman përveç Herri Kejnit, të cilin e njihte që në kohën kur punaun bashkë në Mynih, ka kontaktuar edhe me sulmuesin e krahut të Çelsit, Noni Madueke.
Në ndeshjen me Shqipërinë, “Tre Luanët” do të jenë në emergjencë në mbrojtje. Konkretisht krahu i majtë është i “zbuluar”.
Ljuk Shou është i dëmtuar ndërsa Kirën Tripier është tërhequr nga arena ndërkombëtare duke lënë vetëm Ben Çiluell si altërnativë për krahun e majtë. Por mëngjërashi i Çelsit për momentin nuk është titullar në ekipin e Mareskës, ç’ka e bën të vështirë grumbullimin në Kombëtare.
Talenti i Arsenal Majls Ljuis-Skelli është i vetmi kandidat për këtë pozicion, por Tuhel për ta grumbulluar si fillim duhet të bisedojë me Federatën e Futbollit, e cila mund të mos pranojë që ta dërgojë 18-vjeçarin nga ekipet e moshave në ekipin e parë pa kaluar një herë në Anglinë e moshave deri në 21 vjeç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




