Tuneli i Murrizit hapet në mars, vazhdon puna te tuneli i emergjencës

Tuneli i Murrizit do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve në muajin mars.
Këtë e njoftoi zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila zgjodhi të bënte inspektimin e fundit për vitin 2024 pikërisht në kantierin e kësaj vepre, ku edhe foli për sfidat në realizim.
“Tuneli i Murrizit tashmë është një tub i hekurt i armatuar në 360 gradë për të krijuar qëndrueshmëri. Me zgjedhjet e reja teknike që janë dhënë dhe pa dyshim me pjesën inxhinierike më të avancuar që është përdorur këtu, ia dolëm dhe arritëm që në fund të vitit 2024 Tuneli i Murrizit të jetë plotësisht i përfunduar,” deklaroi znj. Balluku.
Balluku foli edhe per vonesat ne hapjen e per qarkullim te kesaj vepre infrastrukturore.
“Të gjithë thonë pse nuk po hapet? Çështja është se Tuneli i Murrizit është një tunel kompleks dhe duhet të përfundojë në të gjitha detajet e tij. Në krahun tonë të djathtë ndodhet edhe tuneli i emergjencës, ku ende punohet,” tha zv.kryeministrja.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.800 metrash dhe është realizuar totalisht nga kompani shqiptare. Ai e afron më shumë zonën e Matit dhe të Dibrës me kryeqytetin.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




