Turizmi gastronomik, kuzhinierë dhe aktorë të hoteleri-turizmit mblidhen në Lezhë

Shoqata e Kuzhinierëve Shqiptarë mblodhi bashkë në Troshan të Lezhës kuzhinierë të njohur dhe aktorë të hoteleri-turizmit nga i gjithë vendi.
Në fokus ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe bashkëveprimi i tyre në fushën e gastronomisë dhe hoteleri-turizmit.
“Njerëzit e kanë produktin të sigurt. Ne jemi mbi 80 për qind të qetë, sepse produktet i kemi të kontrolluara,” tha kuzhinieri Fatmir Ndoj.
“Këto takime janë shumë frytdhënëse për të njohur njëri-tjetrin, gjithë sipërmarrësit në fushën e turizmit,” u shpreh Fatmir Laçi i Shoqatës Bujtinat Shqiptare.
“Në Lezhë është bërë si i modës tani takimi i shefave të kuzhinës,” tregoi kuzhinieri Ndrek Berisha.
E njohur si mbretëresha e kulinarisë shqiptare, ky sektor po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim në Lezhë.
20 deri në 300 mijë persona në vit e vizitojnë këtë rajon vetëm për turizmin gastronomik, ndërsa promovimi i gjithë zonës së veriut do të vijojë edhe në Australi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në mbrëmjen e organizuar, Shoqata e Kuzhiniereve Shqiptarë festoi edhe 8-vjetorin e krijimit të saj, ku me këtë rast vlerësoi me titullin “Anëtar Nderi” kuzhinierin lezhjan Fatmir Ndoj.
Vlerësimi erdhi për kontributin e vyer dhe angazhimin e vazhdueshëm në promovimin dhe ngritjen e imazhit të gastronomisë shqiptare, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në avancimin e kulturës dhe traditave kulinare të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



