Turneu triangolar U-19, Shqipëria mundet nga Moldavia

Kombëtarja shqiptare U-19 luajti ndeshjen e parë në turneun miqësor triangolar ndaj Moldavisë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kjo ndeshje u fitua nga Moldavia me rezultatin minimal 0-1.
Trajneri Juljan Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Moldavisë: Raffaele Huli (GK), Kleo Shpuza, Yoni El Malem, Davide Avdullari, Ardi Mulaj, Samuele Sina, Mattia Huqi, Tedi Malaj, Besalet Krasniqi, Gabriele Kulla, Joi Xheto Nuredini.
Daniele Tonica ishte ai që vendosi ndeshjen me golin e tij në minutën e 42-të.
Shqipëria U-19 ishte më dominuese në lojë, krijoi raste të mira shënimi, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës.
Më 6 shtator, në orën 10:30, do të zhvillohet takimi i dytë i turneut triangolar Moldavi U-19 – Kosovë U-19, ndërsa më 8 shtator, po në orën 10:30, do të luhet sfida e fundit Shqipëri U-19 – Kosovë U-19, në “Shtëpinë e Futbollit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




