U shty nga incidentet, Iliria-Skënderbeu luhet sot në “Elbasan Arena”

Kategoria e Parë | 11 muaj më parë

Kategoria e Parë luan sot ndeshjen e prapambetur mes Ilirisë dhe Skënderbeut. Kjo ndeshje nuk u zhvillua pak javë më parë për shkak të dhunës ndaj lojtarëve të Skënderbeut në ambientet e stadiumit “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, pak pas mbërritjes së ekipit mik.

Komisioni i Disiplinës vendosi që kjo ndeshje të zhvillohet më 17 dhjetor, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 13:00. Për Skënderbeun, që kryeson renditjen, është një mundësi e mirë për shkëputje më të madhe nga Laçi i vendit të dytë, aktualisht 4 pikë prapa.

Korçarët vijnë nga dy humbje radhazi (me Pogradecin dhe Laçin) dhe në fushë asnjanëse kanë mundësi më të mëdha për fitore. Iliria është një “kockë e fortë”, por do të vuajë mungesat nga dënimet nga Disiplina.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme